Policia në Obiliq sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike
BKT
   Komunat

Policia në Obiliq sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi në Obiliq dhe ka sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.

Pas operacionit ka arrestuar edhe një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje tri thika, 52g substance narkotilke lloji nuk dihet dhe 19 g substance narkotike dyshohet marihuanë.

Sipas policisë personi i dyshuar ngarkohet me veprat:

– mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe

– posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.

– M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës./Telegrafi/


MË SHUME NGA    Komunat