Frenkie De Jong në ankand, Bayern Munich qëndron në “pole position”
Sport

Frenkie De Jong në ankand, Bayern Munich qëndron në “pole position”

Marca lëshon bombën. Frenkie de Jong mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës që në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle, ka nisur ankandi për mesfushorin holandez.

Ai nuk i ka bindur në asnjë moment drejtuesit katalanas dhe më shumë ka krijuar polemika në fushën e lojës dhe jashtë saj, sesa ka bërë mirë. Për pasojë edhe Barcelona është e gatshme ta shesë.

Në luftë për të janë katër klube “big”. Në “pole position” qëndron Bayern Munich që kërkon të rifreskojë mesfushën e saj dhe de Jong shihet si lojtari ideal. Megjithatë, pas nuk mbetet as Manchester City dhe Pep Guardiola që shikon te lojtari karakteristikat perfekte për stilin e tij të lojës.

Holandezi kërkohet gjithashtu edhe nga Chelsea e PSG dhe mundësia e madhe financiare që kanë të dy klubet mund të kënaqin Barcelonat me kërkesat që ka.