​Barcelona njofton se Ansu Fati nuk do të operohet
Sport

​Barcelona njofton se Ansu Fati nuk do të operohet

Barcelona ka konfirmuar se Ansu Fati nuk do t`i nënshtrohet operacionit për dëmtimin e kofshës që pësoi kundër Athletic Bilbaos javën e kaluar.

Fati u zëvendësua gjatë humbjes së të enjtes në Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos, me klubin që më vonë konfirmoi se ai kishte pësuar një tjetër dëmtim.

Në vend të operacionit, Barça do ta lërë tendinin e 19-vjeçarit të shërohet natyrshëm duke ndjekur një plan konservativ rikuperimi.

Gjigantët katalanas e kanë dhënë lajmin në llogarinë e tyre në Twitter të martën, por aty nuk është dhënë asnjë afat kohor për rikthimin e lojtarit, përcjellë KosovaPress.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barça do të jetë pa Fatin për disa javë dhe jo muaj.