12:45 / 26.01.2022
10 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës
10 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Sipas njoftimit tre nga ta janë me oksigjeno-terapi.
“- 10 Pacientë të shtrirë me Covid-19 , 3 nga këta pacientë janë në Oksigjeno terapi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 563 Vizita Specialistike;
– 437 Pranime;
– 164 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 3 Lindje, 1 djalë dhe 2 vajza;
– 6 Operacione;
– 36 Hemodializa;
– Analiza: 292 pacientë që kanë bërë 3,978 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 72 Rëntgen, 25 Ultra zëra, 9 CT-ja dhe 3 Mamograf;
– 51 procedura fizioterapie;
– 10 Pacientë të shtrirë me Covid-19 , 3 nga këta pacientë janë në Oksigjeno terapi.























