Përpjekjet ushtarake synojnë t’i japin një shans diplomacisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Përpjekjet ushtarake synojnë t’i japin një shans diplomacisë

Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev pret që Bullgaria t’i bashkohet stërvitjes së NATO-s me një batalion deri në 1000 persona.

Është e krijuar mundësia që ushtria bullgare të zhvillohet me më shumë stërvitje të përbashkëta. Diplomacia nuk ka mbaruar, tha Janev për BNT për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjitha përpjekjet, duke përfshirë ushtarake, synojnë t’i japin një shans diplomacisë dhe të shmangin konfliktin, tha ministri.

Janev nuk pranoi të komentojë mbi informacionin e BNR-së se Bullgaria nuk pranon të vendosë trupa amerikane në vend, por është gati të pranojë franceze. Nëse do të zhvilloheshin bisedime të tilla, ato do të ishin në nivelin ushtarako-teknik. Në planin politik një gjë e tillë nuk është diskutuar, tha ministri.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota