Aksident në Shkup, një person mbetet i vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Aksident në Shkup, një person mbetet i vdekur

Një person humbi jetën pasi u godit nga makina e tipit BMW me targa të Komunovës, në bulevardin “Goce Dellçev”, pranë godinës së Qeverisë, shkruan Alsat.

“Me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi, ndërsa nga personi i cili drejtonte veturën do të merren mostra të gjakut dhe urinës për të konstatuar praninë e mundshme të alkoolit apo substancave të tjera të paligjshme. Me urdhër të prokurorit publik do të sigurohen incizimet nga video-përgjimi i objekteve përreth për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Edhe prokurori publik kujdestar ka lëshuar urdhër për kontroll teknik të veturës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se këto ditë në gjithë territorin e vendit ka përforcuar kontrollet për sanksionimin e veturave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 203 dënime për shpejtësi të lartë. Shtatë prej tyre kanë qenë mbi 50 km në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar ndërsa një veturë ka lëvizur madje mbi 70km në orë më shumë se pragu I lejuar. 80 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime ndërsa 123 të tjerë jashtë vendbanimit të tyre.

Ministria e Brendshme njofton se vazhdojnë kontrollet e përforcuara edhe gjatë ditëve në vijim duke apeluar deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për respektim të normave në trafik me qëllim që të ketë më pak pasoja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota