Pluralizmi politik në mediat serbe mbetet inekzistent
BKT
Rajoni dhe Bota

Pluralizmi politik në mediat serbe mbetet inekzistent

Nuk ka kurrfarë debati e as pluralizëm politik në Serbi në mediat serbe.

Partitë dhe personat në pushtet janë shumë më shumë prezent mediatikisht se sa përfaqësues të opozitës ose zërat kritikë.

Sipas një hulumtumi të bërë nga Trupi Rregulues për Mediat Elektronike (REM) në Serbi, qeveria atje është 7.5 herë më shumë e përfaqësuar në media sesa të gjitha partitë opozitare marrë së bashku.

Ndonëse pushtetit politik në Serbi dëshiron, deklarativisht, ta proklamojë “pluralizmin politik”, raporti i REM-së, vetëm brenda gjysmës së janarit tregon se ai është koncept inekzistent.

“Ky hulumtim tregon plotësisht përshtypjen e përgjithshme të publikut se disa janë në disa media, dhe disa të tjerë në mediat tjera”, thonë nga ky hulumtin, raporton “Nova”.

Transmetuesit publikë dominojnë në monoparaqitjen e partive dhe zyrtarëve në pushtet./AP

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota