NATO përgjigjet ndaj propozimeve ruse për sigurinë
   Betimi për Drejtësi

NATO përgjigjet ndaj propozimeve ruse për sigurinë

30 anëtarët e aleancës së NATO-s kanë rënë dakord për t’i dërguar menjëherë Moskës një përgjigje të përbashkët me shkrim lidhur me propozimet e Rusisë për sigurinë.

Këshilli i i aleancës perëndimore të NATO-s ka miratuar komunikimin që pritet të dërgohet me shkrim, ndërsa më herët një mesazh i është komunikuar Rusisë nga Shtetet e Bashkuara.

Moska gjithashtu i ka dërguar një propozim të veçantë Uashingtonit për marrëveshjet e sigurisë mes SHBA-së dhe Rusisë.

Sipas burimeve të NATO-s, përgjigja e përbashkët me shkrim për Rusinë nuk do të publikohet për momentin, ndërsa diplomatët thanë se përgjigja nuk përmban ndonjë lëshim të madh kundrejt Moskës.

Burimet theksuan se përgjigja qartëson se kërkesat kryesore të sigurisë së Rusisë janë të papranueshme për NATO-n, megjithatë komunikimi përfshin oferta të tilla si kontrolli i armëve në një përpjekje për pjesëmarrjen e Moskës në negociata. /atsh


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi