Sanksionet kundër Rusisë do të ndikojnë ekonomikisht Bullgarinë
Në rast të një konflikti midis NATO-s dhe Rusisë dhe sanksioneve të mëvonshme, rreziqet kryesore për Bullgarinë janë në sektorin e energjetikës. Këtë e komentoi Kryeministri Kirill Petkov gjatë seancës së jashtëzakonshme në parlament të thirrur në lidhje me krizën në Ukrainë.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, Bullgaria ka plane të qarta për mbrojtjen e popullsisë në rast të sanksioneve të mundshme lidhur me furnizimin me gaz.
Petkov theksoi se së bashku me Ministrin e Energjetikës Aleksandër Nikollov janë duke punuar mbi këto strategji dhe siguroi se ekziston një plan i qartë në rastet kur mund të ketë probleme me furnizimet.
Sipas Kryeministrit, është me rëndësi strategjike që Bullgaria, familjet dhe bizneset bullgare të kenë një alternativë.(bnr)