11:53 / 27.01.2022
Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj
KRU Mitrovica ka njoftuar se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol.
Sipas njoftimit të tyre thuhet se si rrjedhojë nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë e Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s, për energjinë elektrike të shpenzuar.
“Apelojmë te konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit të kryejnë obligimet e tyre që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve të furnitorit tonë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KRU Mitrovica./Gazeta Infokus/