Kërkohet respektim i masave anti covid
   Komunat

Kërkohet respektim i masave anti covid

Takohet Shtabi Komunal për Parandalimin e COVID 19- 104 raste aktive në Komunën e Kaçanikut- kërkohet respektim i masave

Shtabi Komunal për Parandalimin e COVID 19 ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua gjendja e pandemisë në Komunën e Kaçanikut. Takimin e udhëhoqi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili shprehu shqetësimin e tij me rastin e situatës së krijuar me pandemi kohëve te fundit, ndërsa kërkoi respektim të masave, në mënyrë të tejkalimit sa më të lehtë të kësaj situate.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Sinan Zeneli, tha se deri me datë 26 janar janë 104 raste aktive me COVID 19 në Kaçanik, ndërsa nga ky virus momentalisht janë të prekur edhe 6 infermier. Gjendja e të prekurve me virus është kryesisht stabile dhe të infektuarit në shumicën e rasteve po kurohen nëpër shtëpi. 
Drejtori Zeneli poashtu njoftoi se qendra e vaksinimit është e hapur nga dita e Hënë deri të Dielën nga ora 08:00 deri në orën 15:00. Ai poashtu bëri të ditur së testimet po kryhen në QKMF si dhe në disa shkolla varësisht ku paraqitet nevoja. Në këtë takim prezantoi edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu.
Ndërkohë Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu njoftoi se gjatë muajit janar janë shqiptuar gjithsej 176 gjoba për mos respektim të ligjit anti COVID si dhe janë gjobitur  dy subjekte afariste. Ndërkohë Nënkryetari Sabedin Vishi bëri apel tek rastet pozitive me virus që të qëndrojnë në izolim dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së, kurse Kemajl Murseli Kryesues i Kuvendit kërkoi që të iniciohet  nisma për shpërndarjen e testeve sidomos për personat që kanë kontakte të vazhdueshme me publikun, ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani shprehu shqetësimin e tij për zbatueshmërinë e dobët të vendimeve të qeverisë nga ana e qytetarëve. Edhe në këtë takim u kërkua respektim i masave dhe rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa