Në covid-qendrën në Tetovë ka shtatë pacientë të hospitalizuar
Rajoni dhe Bota

Në covid-qendrën në Tetovë ka shtatë pacientë të hospitalizuar

Në Covid – qendër e Spitalit klinik të Tetovës në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient, transmeton Telegrafi.

“Humbi jetën një burrë i lindur në vitin 1964, me vendbanim në Çelopek. Si pozitiv për Covid-19, ai është shtruar në spital më 23 janar, ndërsa ka ndërruar jetë më 26 janar”, njofton doktor Hasan Iljazi nga Spitali klinik në Tetovë.

Deri në orën shtatë të mëngjesit në covid – qendrën ka shtatë të shtruar në spital dhe të gjithë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orë ka pasur 65 ekzaminime dhe kontrolle në ambulancë.

Nga fillimi i pandemisë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 554 vdekje.