1 861 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
Rajoni dhe Bota

1 861 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar edhe 27 vdekje të reja si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 1861 raste të reja dhe 917 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë veriore që nga fillimi i epidemisë është 261.347, i të shëruarve 231.179, ndërsa numri i viktimave shkon në 8.285./AlsatM