RMV, Osmani nesër para Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme
Rajoni dhe Bota

RMV, Osmani nesër para Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, nesër do t’i drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriu, transmeton Telegrafi.

Ai do të njoftojë për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Seanca, sipas njoftimit, do të fillojë në ora 11:45 në sallën Boris Trajkovski.

Kujtojmë se qeveria ditëve të kaluara kishte takime me qeverinë bullgare në Sofje ku u diskutuan shumë tema.