Negociatat me Bullgarinë, Osmani sot raporton para deputetëve
Rajoni dhe Bota

Negociatat me Bullgarinë, Osmani sot raporton para deputetëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do t’u drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të informojë për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Seanca e këtij komisioni është caktuar të fillojë në ora 11:45 në sallën Boris Trajkovski.