Ballkani Perëndimor në qendër të bisedimeve Mitsotakis-Scholz
Rajoni dhe Bota

Ballkani Perëndimor në qendër të bisedimeve Mitsotakis-Scholz

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz teksa e uroi atë për marrjen e detyrës duke shprehur synimin e Greqisë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy liderët shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ukrainë, duke vënë në dukje nevojën për të ruajtur unitetin evropian, për të hapur kanale komunikimi me Rusinë dhe për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës, pasi një veprim agresiv do të kishte pasoja të rënda.

Mitsotakis e informoi Scholz-in mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe diskutoi gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri grek theksoi se ”ka një moment pozitiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe për investimet gjermane në Greqi”.

Mitsotakis dhe Scholz kanë vendosur të takohen sa më shpejt të jetë e mundur./ atsh