Gjobiten 173 shoferë në RMV, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve
Rajoni dhe Bota

Gjobiten 173 shoferë në RMV, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut, gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk respektojnë detyrimet si drejtues mjetesh.

Janë sanksionuar 173 drejtues automjetesh, prej tyre 104 në territorin e Shkupit, 26 në SPB Tetovë, 16 në SPB Veles.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 134 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Nga Ministria e Brendshme thonë se do të vazhdojnë me kontrolle të tilla edhe në ditët në vijim.