09:38 / 01.02.2022
Krasniqi kërkon nga Komuna që shitësve ambulant tu jepet leje
Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi ka thënë se mirëqenia e qytetarve që po u vështirësohet, është më e rëndësishme se sa kalkulimet politike.
Postimi i plotë i tij në "Facebook":
Po bëhen 1 muaj, që kur shitësit ambulant nuk janë duke punuar në sheshin e Prishtinës.
Kjo për shkak se nuk janë pajisë me leje nga drejtoria e shërbimeve publike, me arsyetim se nuk ka drejtor.
Mos emrimi i drejtorëve, po e vështirëson jetën e qytetarëve të Prishtinës.
Prandaj drejtorët duhet zgjedhen më shpejtë, e ta fillojn punën.
Sepse jeta, e mirëqenia e këtyre qytetarve që po ju vështirësohet, është më e rëndësishme se sa kalkulimet politike.























