10:09 / 01.02.2022
Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO
Zëvendës Sekretarja e Shtetit Uendi Sherman foli me Kryeministrin bullgar Kirill Petkov.
Të dy riafirmuan partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Bullgarisë. Sherman e përgëzoi Petkovin për vendimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të filluar bisedimet e pranimit me Bullgarinë dhe ripohoi angazhimin e ShBA-së për të punuar në mbështetje të këtij procesi.
Zëvendës Sekretari i Shtetit falënderoi kryeministrin për rolin e Bullgarisë si një aleat i besueshëm në NATO në kontekstin e krizës Rusi-Ukrainë dhe diskutoi përkushtimin e përbashkët për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Të dy diskutuan gjithashtu reformat kundër korrupsionit të qeverisë së re bullgare.























