Shtyhet nisja e seancës ndaj Salih Mustafës
   Betimi për Drejtësi

Shtyhet nisja e seancës ndaj Salih Mustafës

(Përditësuar, ora 10:55)Fillimi i seancës të së martës në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës është shtyrë për orën 11:45.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

“Seanca e ditës së sotme në çështjen Mustafa do të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetim)”, thuhet në këtë njoftim.

Në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës në Hagë, sot pritet të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria.

Këtë javë në këtë rast pritet të mbahen tri seanca, të martën, mërkurën dhe enjten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, sot pritet të dëgjohet dëshmitari i fundit të prokurorisë

Në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës në Hagë, sot pritet të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria.

Këtë javë në këtë rast pritet të mbahen tri seanca, të martën, mërkurën dhe enjten, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi