Petkoviq: Dialogu s’duhet të trajtohet si monolog i njërës palë
BKT
Rajoni dhe Bota

Petkoviq: Dialogu s’duhet të trajtohet si monolog i njërës palë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, duke komentuar takimet që kanë pasur të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak me liderët kosovarë, ka potencuar se mesazhet e dhëna në këto takime “tregojnë një mungesë të vërtet për një qasje të ndershme dhe konstruktive ndaj dialogut me Serbinë”.

Për Petkoviqin akuzat pa baza të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Serbia është pala jokonstruktive në dialog dhe se ajo nuk i përmbush detyrimet e saja ndaj marrëveshjeve të cilat janë derivat të procesit të bisedimeve, nuk janë të sakta.

“Realiteti është krejtësisht ndryshe, Prishtina po refuzon ta formojë Asociacionin e Komunave me shumice serbe, dhe ajo nuk është transparent në lidhje me personat e zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Petkoviq.

Ai madje thekson se Serbia është i përkushtuar ndaj dialogut dhe procesit të normalizimit të marrëdhënieve por, sipas tij dialogu nuk duhet trajtuar si monolog i njërës palë që shantazhon në tryezën e bisedimeve.

“Në vend që të gënjej, do të ishte më mirë që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe të ndalojë refuzimin e bisedimeve me ekipin negociator serb, siç ishte rasti në gjashtë muajt e kaluar”, përfundoi Petkoviq, përcjell albanianpost.

Sipas Petkoviq, Kosova gjithashtu refuzon të zbatojë marrëveshjet në fushën e energjisë, e cila tash po gjeneron krizë energjetike në Kosovë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota