Vdes gjenerali serb, Svetozar Marjanoviq
BKT
Rajoni dhe Bota

Vdes gjenerali serb, Svetozar Marjanoviq

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare, gjenerali serb i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq.

Ai njihet si një ndër nënshkruesit e marrëveshjes së Kumanovës, ku rezultoi me kapitullimin e Serbisë në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë se ai vdiq të shtunën pas problemeve që pati me zemrën, përcjell Klankosova.tv.

Svetozar Marjanoviq nënshkroi marrëveshjen në qytetin e Kumanovës së Maqedonisë së Veriut, pak përtej kufirit me Serbinë, më 9 qershor 1999.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota