Albertini: Milani duhet të fitojë me çdo kusht derbin
BKT
Sport

Albertini: Milani duhet të fitojë me çdo kusht derbin

Presidenti i sektorit teknik në federatën italiane të futbollit dhe ish-mesfushori i Milanit, Demetrio Albertini në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport” ka folur për derbin e së shtunës:

“Milani është rritur shumë, por kjo ndeshje vlen shumë, pasi është shansi i fundit për titullin kampion. Për të besuar tek parakalimi i Interit në renditje, skuadra e Piolit duhet të fitojë me çdo kusht.

Leao është ai që zgjidh ndeshjet, Kessie është i kthjellët, ndërsa Tonali ka shumë fuqi. Nëse do të jetë mirë, Ibra do të trembë kundërshtarin si gjithmonë. Por kohët e fundit e kam parë shumë larg portës.

Do të më pëlqente të shihja edhe Bennacer titullar, pasi kjo treshe në mesfushë mund të limitojë lojën e Brozovic”, ka thënë mes të tjerash Albertini.