Llapi prezanton sulmuesin Latif Amadu
BKT
Sport

Llapi prezanton sulmuesin Latif Amadu

KF Llapi ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu në Antali, aty ku skuadra po vazhdon të përgatitet për stinorin e ri.

Latif, i cili kontratën njëvjeçare e gjysmë e ka firmosur muaj më parë, pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje.

28-vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite).

Shkëlqimin më të madh në karrierë, Latif e ka pasur te skuadra shqiptare, KF Teuta, me të cilët ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare(63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.

“Sulmuesi shtatlartë tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina dhe do të jetë forcë shtesë për ekipin tonë në pjesën pranverore të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës”, thuhet në njoftimin e Llapit.