Humolli edhe sot pritet ta vazhdojë dëshminë në gjykimin ndaj Mustafës
   Betimi për Drejtësi

Humolli edhe sot pritet ta vazhdojë dëshminë në gjykimin ndaj Mustafës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, edhe sot pritet të dëshmojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës.

Dëshmitari Humolli, dëshminë e tij e filloi të martën, ku ndër të tjera deklaroi se asnjë ushtri në botë nuk ka bërë luftë të pastër, ashtu si ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar është dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në këtë gjykim.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi