Domgjoni zyrtarisht lojtar i Nieciecza në Poloni
BKT
Sport

Domgjoni zyrtarisht lojtar i Nieciecza në Poloni

David Domgjoni është blerja më e re e skuadrës së Nieciecza, skuadër që militon në elitën e futbollit polak.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi polak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kut huhet se mbrojtësi 24-vjeçar është transferuar me parametra zero te skuadra Nieciesa, e cila aktualisht mban vendin e fundit në kampionatin polak.

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit para se të kalonte në Poloni aktivizohej në Zvicër te skuadra e Lucernës, ku është aktivizuar 6 ndeshje në total.