19:04 / 02.02.2022
Gjini takohet me përfaqësues të shoqatës HANDIKOS në Gjakovë
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim përfaqësues të kësaj Shoqatës HANDIKOS Gjakovë.
Në këtë takim u bisedua mbi punën e bërë në vitin e kaluar dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e vazhdueshme, drejtoresha e HANDIKOS-it, Brilanta Ballata dhe bashkëpunëtorët e saj i dhuruan kryetarit Gjini një fotografi të realizuar nga një anëtar i shoqatës, e cila është përzgjedhur si më e mira gjatë një projekti të realizuar së fundmi nga shoqata, njofton Komuna e Gjakovës.























