​Gjakovë, mekanizmi kundër dhunës në familje mbajti takimin e radhës
BKT
   Komunat

​Gjakovë, mekanizmi kundër dhunës në familje mbajti takimin e radhës

Mekanizmi kundër dhunës në familje ka mbajtur sot në Gjakovë takimin e dytë të punës për këtë vit.

Në takim u diskutua mbi aktivitetet me karakter senzibilizues kundër kësaj dukurie negative gjatë vitit 2021 si dhe për punët që i presin këtë muaj dhe tërë vitin.

Koordinatorja e këtij mekanizmi, Lumnije Shllaku, i ka informuar anëtarët për vizitën e ardhshme të Këshillit të Evropës si dhe për themelimin e komisionit që do të përzgjedhë 10 femra të cilat kanë shënuar histori, njofton Komuna e Gjakovës.


MË SHUME NGA    Komunat