19:36 / 02.02.2022
LDK hyn në bashkëqeverisje me PDK në Istog
Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë bashkë me Partinë Demokratike në komunën e Istogut për katër vjetët e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në Facebook, pas takimit që ai kishte me kryetarin e PDK-së, dega në Istog, Ali Nimanaj.
Marrëveshja parasheh që PDK-ja do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Administratës, si dhe të ketë postin e nënkryetarit.
“Jemi dakorduar po ashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së performancës në periudha një vjeçare. Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim”, ka bërë të ditur Ferati.























