16:09 / 03.02.2022
Kryetari Latifi pret në takim qytetarët, dëgjon brengat e tyre
Edhe këtë të enjte, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takime me qytetarë.
“Këto takime realizohen ‘sy më sy’ me kryetarin, ku qytetarët i shprehin para tij brengat dhe hallet e tyre. Kërkesat e qytetarëve, kryetari i pranon me shumë sinqeritet duke i ofruar atyre zgjidhje në kuadër të kapaciteteve që ka komuna”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.























