Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë
BKT
   Komunat

Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë

Mbi 2 mijë e 500 familje nga janari e deri në shtator të vitit 2021 morën asistencë sociale.

Nën tokë Mitrovica ka shumë pasuri. Por, ky fakt nuk po largon varfërinë nga qyteti.

Madje në vitin e kaluar kjo komunë pati numrin më të madh të familjeve të varfëra.

Mbi 2 mijë e 500 familje nga janari e deri në shtator të vitit 2021 morën asistencë sociale.

Pjesë e këtyre familjeve ishin rreth 10 mijë vetë, shifër që e bën edhe qytetin me më së shumti anëtarë të familjeve me social.

Aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi thotë për Klan Kosova se pos neglizhencës së qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, kjo situatë vjen edhe nga një shkaktar tjetër.

Qeverisja e re e kësaj komune, zotohet se do të punojë për të ndryshuar këtë gjendje.


MË SHUME NGA    Komunat