Qiproja dhe BE ranë dakord për të rikthyer migranët në vendet e tyre
BKT
Rajoni dhe Bota

Qiproja dhe BE ranë dakord për të rikthyer migranët në vendet e tyre

Marrëveshjen e parë e këtij lloji e cila rregullon kthimin e migrantëve në vendet e tyre, nënshkruan Qiproja dhe Komisioni Evropian. Ajo përfshin procedura të qarta dhe të standardizuara për kthimin nëpërmjet operacioneve të përbashkëta midis Qipros dhe Komisionit Evropian me pjesëmarrjen e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) dhe Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilimit (EASO).

Qiproja ka fluksin më të madh të migrantëve të paligjshëm në raport me popullsinë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Që nga fillimi i këtij viti u paraqitën 1335 kërkesa të reja nga azilkërkuesit, gjë që është pothuajse dy herë më shumë se sa në janar 2020, pasi flukset kryesore të emigrantëve vijnë nga Afrika.(BNR)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota