11:44 / 07.02.2022
Komuna e Kaçanikut hap konkurs për 50 bursa studentore
Komuna e Kaçanikut, përkatësisht drejtoria e Arsimit, ka hapur konkurs për 50 bursa studentore.
Në mbledhjen në fillim të javës të ekzekutivit komunal, të udhëhequr nga Kryetari Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi, u diskutuan aktivitetet javore komunale.
Drejtori i Arsimit Zahir Doda, njoftoi se tashmë është shpallur konkursi për ndarjen e 50 bursave për studentët nga Komuna e Kaçanikut. Për kushtet dhe formën e aplikimit mund të informoheni në linkun https://kk.rks-gov.net/.../2022/02/konkursi-bursa-2022.pdf
Në këtë takim u diskutuan edhe përgatitjet që po bëhen nga Komuna e Kaçanikut për shënimin e 17 shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Kosovës.























