13:08 / 07.02.2022
Mirlind Daku ndahet me Osijekun, bëhet me skuadër të re
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku dhe Osijeku kanë ndarë rrugët. Ish-sulmuesi i Ballkanit është bërë më skuadër të re. Daku karrierën do ta vazhdojë në Slloveni tek Mura, raporton RTKLive.com.
Sulmuesi kosovar në formë huazimi ka kaluar tek skuadra slloven deri në fund të këtij sezoni.
Klubi slloven Mura ka konfirmuar huazimin e Dakut.
“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do të jetë në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.
Kujtojmë së Daku këtë edicion luajti në 12 ndeshje për Osijekun, duke shënuar tre gola. /RTKLive/























