11:08 / 10.02.2022
Në Shkozë të Prizrenit gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes
Policia e Kosovës njofton se një person në fshatin Shkozë të Prizrenit, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe njësiti për deminim i FSK-së.
Bëhet e ditur se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar.
“Fsh. Shkozë, Prizren 09.02.2022 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.























