Trajneri i Chicagos i uron mirëseardhje Shaqirit
BKT
Sport

Trajneri i Chicagos i uron mirëseardhje Shaqirit

Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Chicago Fire.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Ezra Hendrickson, trajneri i Chicago Fire, i ka uruar mirëseardhje shqiptarit përmes një postimi në ‘twitter’, ku ka shkruar: “Mirëserdhe Shaq”.

Shaqiri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Ai në Zvicër ka marrë kritika të shumta për këtë transferim.