Hamza pret në takim përfaqësues nga GIZ-i Gjerman
BKT
   Komunat

Hamza pret në takim përfaqësues nga GIZ-i Gjerman

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim menaxherin e projektit të GIZ-it “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich.

 Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi rreth projektit të GIZ-it “Fit for Jobs”, të financuar nga Qeveria Gjermane, si dhe mundësia e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës.

“Projekti në fjalë synon të rrisë punësimin e të rinjve kosovarë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se menaxheri i projektit të GIZ-it “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich, ka theksuar se është i interesuar të mbajë bashkëpunimin e mirë me Komunën e Mitrovicës, sidomos në sferën e vazhdimit të dialogut me akterët lokal për të përmirësuar punësimin e të rinjve dhe potencialisht aktiviteteve tjera për të cilat janë dakorduar me partnerët politik MFPT dhe MASHTI.

Kurse, kryetari i komunës, Bedri Hamza, siguroi përfaqësuesit e GIZ-it gjerman se Komuna e Mitrovicës është e gatshme të filloj realizimin e shumë projekteve që do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Mitrovicës, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

 


MË SHUME NGA    Komunat