13:54 / 11.02.2022
Shkëlqim Demhasaj huazohet te Winterthuri
Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshopperi gjatë afatit kalimtar dimëror që ende vazhdon të jetë i hapur në Zvicër.
Demhasaj është rikthyer në Challange League, ku për gjashtë muaj është huazuar tek skuadra e Winterthurit.
25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në vetëm 15 ndeshje për Grasshopperin, ku në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër, transmeton Telegrafi.
Ish-reprezentuesi kosovar do të qëndrojë për gjashtë muaj tek Winterthur, skuadër e cila zë vendin e tretë në Challange League dhe po kërkon inkuadrimin në Superligën e Zvicrës, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg pozitës së parë.























