Rangnick i zhgënjyer pas barazimit me Southamptonin
BKT
Sport

Rangnick i zhgënjyer pas barazimit me Southamptonin

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick për BT Sport ka komentuar barazimin me Southamptonin.

Tekniku i përkohshëm i ‘Djajve të Kuq’ tha se fatkeqësisht edhe kjo ndeshje ishte e ngjashme me ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Unitedi.

“Fatkeqësisht, edhe kjo ndeshje ishte shumë e ngjashme me ndeshjet e fundit të luajtura. Një pjesë e parë e shkëlqyer, në të cilën bëmë gjithçka që duhej të bënim, më pas, në pjesën e dytë u ndalëm dhe humbëm qartësinë”, tha ai.

“Ne patëm mundësinë për të shënuar në 20 minutat e fundit, por nuk ia dolëm. Respekt për Southampton, i cili luajti mirë dhe nuk është një kundërshtar i lehtë për t'u përballur”, theksoi Rangnick. /RTKLive/