Juve dhe Lazio në ndjekje të Romganolit
BKT
Sport

Juve dhe Lazio në ndjekje të Romganolit

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli është objektiv i dy klubeve tjera italian, Juventusit dhe Lazios, raporton “Calciomercato”.

Romagnoli verën që vjen mbyll kontratën me ‘Rossonerët’. ‘Zonja e Vjetër’ dhe ‘lacialët’ mësohet së janë të interesuara për lojtarin, të cilin synojnë të transferojnë në tregun e verës.

Torinezët mund të kenë më lehtë transferimin e Romagnoli, sepse agjenti i lojtarit thuhet se  do t’i preferon klientit të tij që të transferohet në ‘Allianz Stadium’.

Ndryshe, Milani akoma nuk ka nisur negociatat me lojtarin për rinovimin e mundshëm të kontratës së re. /RTKLive/