13:12 / 13.02.2022
Kosova fiton 8 medalje në ditën e parë në Kroaci
Kosova po paraqitet me gjashtë Kick-boksierë në Kupën e Evropës në Kroaci.
Në Karllovac të Kroacisë është duke u zhvilluar Kupa e Evropës për Kick-Box.
Në këto gara merr pjesë edhe Kosova, ku përfaqësohet me gjashtë atletë.
Gjashtë garuesit që përfaqësojnë (Federatën e Kick-Boxit të Kosovës) Kosovën garojnë në kategori të ndryshme.
Kosova ka fituar gjashtë medalje të bronzta dhe dy të argjendta në ditën e parë. Në program ka edhe dy finale për sot, ku synohen medalje të arta.























