08:04 / 14.02.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoni të Veriut, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi jugor.
Në viset malore do të ketë kushte për reshje të dëborës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme.
Në orët e pasdites vranësirat pritet të zvogëlohen, transmeton alsat.mk.
Do të fryj erë e dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 11 gradë Celsius.























