FIFA merr vendimin: Brazil-Argjentinë do të riluhet
Komiteti i Disiplinës së FIFA-s ka marrë vendimin për sa i përket ndeshjes Brazil-Argjentinë që nuk u luaj më datën 5 shtator. Autoritetet braziliane ndaluan gjithçka për shkak të parregullsive që disa lojtarë të Argjentinës kishin me protokollin anti-covid.
Komiteti mori vendimin që ndeshja të riluhet sërish. “Pas investigimit të fakteve dhe bazuar në rregulloren e FIFA-s, Komiteti i Disiplinës së FIFA-s ka marrë vendimin që ndeshja të riluhet në një datë dhe në një vend që do të caktohet sërish nga FIFA”, shkruhej në komunikimin e qeverisë botërore të futbollit.
Për sa i përket takimit, 7 minuta pas fillimit të takimit, autoritet shëndetësore të San Paolos ndërprenë ndeshjen, sepse 4 lojtarë të kombëtares argjentinase (Emiliano Martinez, Romero, Lo Celso dhe Buendia) që luajnë në Angli, nuk kishin bërë karantinën e detyruar para se të shkonin në Brazil.























