Macron-Vuçiq: Dialogu të ketë marrëveshje gjithpërfshirëse e përfundimtare
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron-Vuçiq: Dialogu të ketë marrëveshje gjithpërfshirëse e përfundimtare

Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka ururar Ditën e Shtetësisë dhe Kushtetutës, homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Macron mes tjerash i ka shprehur edhe mbështetjen e plotë të Francës për dialogun Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë në një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas një komunikate për media, Franca dëshiron të vendos perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj në BE, në mënyrë që rajonin ta kthejë në “zonë paqe dhe prosperiteti”.

“Në frymën e Strategjisë për Ballkanin Perëndimoer, të cilën Franca e miratoi në prill 2019, ne kemi vazhduar shkëmbimet tona të rregullta politike dhe dua t’i mbajmë ato në të ardhmen. Dinamizmi dhe atraktiviteti i partneritetit ekonomik me Serbinë nuk ka të ndalur pavarësisht kriza e shkaktuar nga pandemia”.

“Kompanitë tona, të cilat janë të angazhuara në projekte ambicioze, ndihmojnë vendin tuaj në modernizimine e tij. Unë po mendoj mbi të gjitha për projektin emblematik të ndërtimit të metrosë së Beogradit,” tha Macron, duke shtuar se Franca do mbështesin reformat e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Hapja e grupit dhe suksesi i referendumit, shtoi ai, tregojnë se progresi konkret në reforma është shoqëruar me progres në negociatat për anëtarësim.

“Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë dhe të vazhdoni të theksoni sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në mesazhin e urimit.

Macron përfundoi urimet e tij duke shprehur mbështetjen për dialogun e Beogradit me Prishtinën “me synimin për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”, përcjell AlbanianPost.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën për Serbinë është parakushti i vendosur nga BE për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota