Arteta ka nevojë për një ‘9’, pëlqehet Broja
BKT
Sport

Arteta ka nevojë për një ‘9’, pëlqehet Broja

Armando Broja po tregon në huazim te Southampton se është një nga të rinjtë më të talentuar në akademinë e Chelsea.

Pa vend te blutë, shqiptari shkoi te “Shenjtorët” dhe është shfaqur si një sulmues i gjithanshëm dhe një nga perlat më të mëdha në Premierligë.

Në Stamford Bridge, të vetëdijshëm për potencialin e tij, ata  rinovuan me të verën e kaluar deri në vitin 2026 përpara se ta dërgonin në stadiumin St. James Park.

Performanca e tij e shkëlqyer nuk po kalon pa u vënë re dhe ndërsa Southampton ëndërron ta marrë pronësinë e tij, Arsenali, sipas ‘Football London’, po i bashkohet garës për nënshkrimin e tij.

Arteta ka nevojë për një ‘9’ dhe xhevahiri shqiptar mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Aubameyang, shkruan AS.