Nura: Liria nuk do të ishte e mundur pa trimërinë e familjes Jashari
Nura: Liria nuk do të ishte e mundur pa trimërinë e familjes Jashari Komuna e Skenderajt e ka shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një seance solemne ku kryetari Fadil Nura ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që mundësuan çlirimin e Kosovës.
Nura në 14-vjetoprin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se e vlerësojnë mbështetjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha shteteve që u bashkuan për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Nura: Liria nuk do të ishte e mundur pa trimërinë e familjes Jashari
Video
“Natyrshëm sot na shfaqen ditët kur populli ynë po përjetonte momente të liga, ato kohëra që ishin kundër nesh si shqiptarë, i kishim të shkruara vuajtjet dhe dhimbjet dhe mes këtyre ndjesive ishte shpresa që mbante shpirtin gjallë për një fund të lumtur. Ai fund do të ishte i lumtur pa trimërinë e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, pa vullnetin dhe guximin e bijve dhe bijave të kësaj toke që kapën pushkët dhe gjithçka që kishin si përgjigje ndaj kushtrimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Nura.
Kryetari i Skenderajt ka thënë se 17 Shkurti i vitit 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës do të mbetët përherë në mendjen e secilit.
Nura: E kemi obligim moral të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve
“E kemi për obligim moral e kombëtar e shtetëror që jo vetëm t’i respektojmë dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇK-së por ta qojmë në vend amaneti ne tyre, vetëm atëherë do të marrë kuptim e vërteta mbi sakrificën e tyre”, ka thënë ai.
Para seancës solemne, zyrtarët komunal të Skenderajt kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Kujtojmë se më 17 Shkurt 2008, në orën 15:39 Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik ku në seancën solemne për shpalljen e pavarësisë morën pjesë 109 deputet prej 120 sa janë.
Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.























