13:30 / 18.02.2022
“Juve nuk duhet të humbas një lojtar si Dybala”
Ish-sulmuesi i Torinos, Maxi Lopez mendon se Juventusi duhet ta mbajë Paulo Dybala-n.
Sulmuesi argjentinas përfundon kontratën me Juvën në qershor, dhe duket se argjentinasi gjatë verës do të largohet nga Torino.
“Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra. Nga jashtë është e vështirë të gjykosh”, tha Lopez për mediet italiane, transmeton RTKLive.com.
“Juve nuk mund të përballojë të humbasë një lojtar kaq të rëndësishëm”, theksoi ai.
Ndryshe, Dybala po monitorohet nga disa top-klube evropiane. /RTKLive/























