Messi: Ligue 1 është rritur, Championsi është i komplikuar
Ylli i PSG-së Lionel Messi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit parisien, ka folur për disa tema të ndryshme.
Sipas tij, Ligue 1 është rritur viteve të fundit, dhe sipas Messit, është pikërisht PSG-ja që ka kontribuar në këtë ngritjen e ligës franceze.
Ai mendon se detajet e vogla do të vendosin skuadrën fituese të Champions League.
“Ligue 1 është rritur shumë viteve të fundit. PSG ka kontribuar shumë, duke rritur shikueshmërinë e kampionatit. Sot është ligë shumë konkurrues, në të cilin çdo ekip mund të të mposhtë”, tha ai, transmeton RTKLive.com.
“Unë e shoh ligën franceze si një kompeticion gjithnjë e më të ekuilibruar. Sot në këtë sport është vështirë t’i fitosh të gjitha ndeshjet”.
“Fitimi i Champions League është i komplikuar, sepse është një kompeticion që bashkon ekipet më të mira dhe detajet më të vogla mund të bëjnë diferencën. Ne kemi një ekip që do të përpiqet të fitojë, dhe ne vërtet shpresojmë ta bëjmë këtë, por duhet të jemi të qetë. Nuk është gjithmonë që skuadra më e mirë fiton, duhet të fokusohesh në të gjitha detajet. Jemi në këtë rrugë, përpiqemi të bëhemi edhe më të fortë se sa jemi”, theksoi ish-asi i Barcelonës. /RTKLive/























