Publikohen zyrtarët e fundjavës së zjarrtë, ja kush i gjykon derbit
BKT
Sport

Publikohen zyrtarët e fundjavës së zjarrtë, ja kush i gjykon derbit

Emocionet e elitës së futbollit tonë, rikthen këtë fundjave me ndeshjet e javës së 20-të.

Edhe ky vikend parashikohet të jetë i zjarrtë në të dy frontet, titullin e kampionit dhe garën për mbijetesë.

Kryendeshja e kësaj xhiro, do të luhet në Gjilan, ku Drita i bën ‘konak’ Llapit, sfidë kjo tejet e rëndësishme në garën për kreun e tabelës, raporton RTKLive.com.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), tashmë ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro. Dardan Çaka do të gjykojë derbin Drita-Llapi.

Prishtina-Ballkani është një tjetër ndeshje e madhe që luhet këtë fundjave, sfidë kjo që luhet në Podujevë. Arbitri Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në këtë duel që pritet të prodhojë ndeshje joshëse.

Përballje interesante pritet edhe në duelet tjera. /RTKLive/

Ja delegimet e gjyqtarëve: