Tahiri dhe Kryeziu kthehen në Kosovë, shprehen të kënaqur me rezultatet
Ekipi olimpik që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin tashmë është kthyer në Kosovë.
Skitari Albin Tahiri dhe skitarja Kiana Kryeziu e përfaqësuan Kosovën në garat e sllallomit të madh dhe lëshim alpik. Ata nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve por arritën rezultatet më të mira të regjistruara ndonjëherë nga sportistët e Kosovës në këtë garë. Me të zbarkuar në aeroportin "Adem Jashari" , të dy skitarët deklaruan se janë ndjerë krenar që e përfaqësuan Kosovën në një garë kaq të rëndësishme. Ata po ashtu u shprehën shumë të kënaqur me rezultatet e arritura derisa shtuan se menjëherë do fillojnë të përgatiten për garat tjera ndërkombëtare për përfaqësim sa më të dinjitetshëm të Kosovës. Albin Tahiri u rendit i 37-ti në në garën e sllallomit të madh të në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa 17 vjeçarja Kiana Kryeziu e cila hyri në histori duke u bërë vajza e parë e cila e përfaqëson Kosovën në LOD, zuri vendin e 49 nga 82 garues në kategorinë e saj.























